Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Varhelyi thirrje institucioneve financiare: Kërkojmë të na jepni dhe 6 miliardë Euro

7 months ago 7
10:45 29/02/2024

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ju ka kërkuar institucioneve financiare që përveç 30 miliardë Eurove, të jepen edhe 6 miliardë të tjera për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Komisioneri Varhelyi ju ka bërë thirrje FMN-së, Bankës Botërore si dhe BERZH-it që të jenë më të shpejtë nga se janë treguar më parë.

Me besimin se me Planin e Rritjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të dyfishohen, Varhelyi e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se rajoni i Ballkanit është në fillimet e një ndryshim rrënjësor dhe shumë të shpejtë.

Oliver Varhelyi: Jam i kënaqur që rikthehem në Tiranë. Besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së. Dëshiroj të lëmë diçka pas për procesin e zgjerimit. Ky proces integrimi do të thotë që ekonomia dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian. Do të thotë që edhe BE duhet të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi para se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Kjo është ideja që sjellim ne me Planin e Rritjes.

Ky është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim. Ai do të duhet të vazhdonte deri në 2027, por kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që jo do të arrini t’i merrni të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Pra dyfishimin e ekonomive tuaja, do të thotë që boshllëku i zgjerimit, tashmë është i konsiderueshëm sepse po flasim për vende që kanë 30% të zhvillimit përsa i përket krahasimit me mesataren e BE-së. Ata vende që do të jenë më pas, do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Ajo që keni para, është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë.

Për Planin e Rritjes, që të ecim para, do të duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi. Të ecet përpara me ato reforma që e bëjnë atë plan të funksionojë. Dhe ky plan funksonon nëse ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Nëse ju i pranoni të gjitha rregullat dhe mund të bëheni pjesë e tregun e vetëm para se të bëheni vende anëtare.

Dëshira e tretë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare, është që përveç 30 miliardë Eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë Euro, që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE-së për shtetet anëtare. Pra 19% e atyre që do të ofrohen në rajon, do të merren deri në 2027, por do të bëhen pjesë e ekonomisë sepse bazohen në ekoniminë e këtyre vendeve, e kam fjalë për rritjen e ekonomike. Këto para do të arrihen nëse ju institucione të tregoheni të shpejtë. Pra Banka Europiane, BERZH, FMN, duhet të përshpejtoni punën dhe të tregohuni më të shpejtë nga se jeni treguar më parë.

Besoj se jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por dhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.

/tvklan.al


Read Entire Article