Plani i Rritjes, Rama: Vendi që do të bllokojë tjetrin do të penalizohet. Çfarë përfitojmë nga tregu i përbashkët europian

8 months ago 7
14:19 22/01/2024

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në lidhje me Planin e Rritjes së Komisionit Europian për rajonin tonë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien që e mbështeti këtë nismë. Kryeministri u shpreh se vendi që do të mundohet të bllokojë tjetrin të proces do të penalizojë veten sepse nuk do të përfitojë asgjë.


“Kishte një atmosferë shumë pozitive sepse u bë gjëja e duhur, u fol për punë konkrete, u fol për temat e kësaj sfide shumë të madhe që është përfitimi me sukses i të gjithë vendeve të rajonit nga plani i ri i rritjes së Bashkimit Europian dhe nga mundësia e integrimit në tregun e përbashkët europian, gjëra për të cilat është shumë e qartë dhe është bërë fare e qartë gjatë darkës së djeshme dhe drekës së sotme nga përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian, por edhe përfaqësuesi i administratës amerikane se në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë dhe njëkohësisht patjetër nuk ka asnjë dëshirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike, çështje të natyrës bilaterale, përkundrazi është shumë e qartë që çdo vend që do të bllokojë tjetrin në këtë proces do të bllokoj vetveten dhe nuk do të përfitojë dot nga ky plan”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se e rëndësishme në këtë plan është integrimi në tregun e përbashkët europian. Këtu renditi edhe të mirat që vijnë si pasojë e kësaj gjëje.  

“Shumë herët për të folur për këto. Është e rëndësishme të kuptohet se pjesa më e rëndësishme e këtij procesi nuk janë miliardat, janë shumë patjetër të rëndësishme për ne, por është integrimi në tregun e brendshëm europian. Për shembull në integrimin në tregun e përbashkët vetëm nga ndryshimi i regjimit i tansaksioneve që bëjnë qytetarët parashikohet që qytetarët shqiptarë do të mund të kursejnë mbi 20 mln Euro në vit”, tha ai.

Plani i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 Nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla (Lexo më shumë).

Shtylla e parë e planit është që të sillet Ballkani Perëndimor në tregun e përbashkët. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut të përbashkët dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë është që Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e tij të përbashkët rajonal. Nëse e plotësojnë këtë treg, kjo mund të rrisë Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 përqind. Ndaj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta hapin tregun me fqinjët e tyre, 5 shteteve fqinje dhe partnerëve.

Shtylla e tretë janë reformat. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt e planit është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article