Plani për krijimin e shtetit sovran të bektashinjve, Rama i bën jehonë veprës së Robert Elsie për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi

1 month ago 25

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” librin “THE ALBANIAN BEKTASHI- HISTORY AND CULTURE OF A DERVISH ORDER IN THE BALKANS” të autorit Robert Elsie duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi.

Rama e cilësoi Urdhrin Bektashi si një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku Selia botërore e bektashinjve është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article