Plas debati për Himarën! Suli-Bidos: Je servil i Ramës, po e përdor Belerin për karrierë

10 months ago 32
19:54 11/12/2023

Në hapësirën informative “Përballë Lajmit” me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, kanë folur përmes lidhjes Skype Ardit Bido (Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave) dhe Sekretari i OMONIA-s Marin Suli.


Teksa diskutonin për çështjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, pati një ‘përplasje’ mes të ftuarve. Suli e quajti Bidon “servile të partisë” që e përdor këtë çështje për karrierën e tij personale.

Marin Suli: Po të dëgjosh gjuhën e zotit Bido, shkon me gjuhën e zotit Rama. E kuptoj se është vartës i tij dhe nuk mund të flasë dot ndryshe apo i lirë. Për më tepër nuk kam ardhur të merrem me zotin Bido realisht, po meqënëse…Po zoti Bido është ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, ç’lidhje ka me çështje ligjore se nuk e kuptoj. Ose të na thotë që është dhe jurist ligjor…

Ardit Bido: Më vjen keq që nuk e dëgjove atë që unë thashë. Unë nuk fola nga pikëpamja juridike.

Marin Suli: Ti fole si zëdhënës i zotit Rama dhe je në pozicionin tënd natyral dhe nuk ka asnjë gjë të keqe. Këtë e bën këtu e 6 muaj që po bën karrierë në kurriz të Fredi Belerit. Nuk je i denatyruar.

Ardit Bido: S’më ndikojnë këto gjëra i dashur.

Marin Suli: Fort i dashur Ardit, as mua s’më ndikojnë këto pohimet e tua. Ti je vartës i Ramës, merresh me këto or burrë…Ti je servil partie!

Ardit Bido: Ajo çka unë them dhe njëherë është që gjërat e rëndësishme që janë në këtë proces, janë nëse ne do të hapim negociatat me BE apo jo, unë besoj se kjo u intereson sot shqiptarëve se çdo proces tjetër.

Marin Suli: Po pra, po i bie që e ke kuptuar gabim ftesën e gazetarit se nuk të ftoi për Bashkimin Evropian.

Ardit Bido: Unë nuk e di cili është vendimi, po ua lë juve ta gjykoni.

Marin Suli: Zoti Rama e sulmoi, e arrestoi, nëpërmjet gjykatave e prokurorisë së Vlorës i shpiku një çështje, çështjen padashur ia çoi në SPAK. Sa ka një seancë apo vendimmarrje për Belerin, çuditërisht zoti Rama del ditë para. Nuk është më rastësi, është problem real./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article