“Po bëjmë gjithçka për lirimin e pengjeve nga Hamas”, Macron: Do shkoj në rajon sapo të kemi një agjendë të dobishme

1 year ago 40
11:51 17/10/2023

Në konferencën për shtyp që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit francez Emanuel Macron në Shqipëri nuk ngeli pa u përmendur edhe situata e nxehtë në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. I pyetur lidhur me qytetarët francez, por edhe të tjerë të cilët janë marrë peng nga Hamasi presidenti Macron e quajti të papranueshme dhe të neveritshme këtë veprim. Ai u shpreh se po bëjnë gjithçka për lirimin e tyre.

Ndër të tjera presidenti Macron u pyet edhe lidhur me faktin se kur do të bëjë një vizitë në rajon për të parë nga afër situatën ku ai u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm më autoritetet atje dhe se do të vizitojë rajonin sapo të kenë një agjendë të dobishme dhe veprime konkrete.

“Sikurse ju të gjithë e kam parë këtë video dhe dua t’i them familjes së Hashemit mbështejen tonë dhe dua t’jua them këtë të gjitha familjeve që janë marrë peng. Ministri është takuar me familjen kur shkoi tek ata të Dielën. Franca është mobilizura për çlirimin e tyre. Kemi kontakte me autoritetet izraelite, fuqi e miq të ndërmjetëm me Hamasin për të arritur çlirimin e pengjeve francez dhe të tjerëve. Marrja e pengjeve është e papranueshme dhe e neveritshme. Ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për çlirimin e tyre, por nuk mund të them më tepër që të krijoj pritshmëri. Dua t’i them familjes së Hashemit që po bëjmë gjithçka. Kam biseduar me Netanyah dhe të gjithë drejtuesit e zonës dhe ka 10 ditë që e bëj këtë që në fillim. Kam shprehur solidaritetin për popullin izraelian dhe mbështejten dhe kohët e fundit kam kërkuar respktimin e të drjtës. I kërkova ministres së Jashtme të shkoj në rajon dhe unë do të shkoj sapo të kemi një agjendë të dobishme dhe veprime konkrete për të vazhduar atje. Do të vazhdoj diksutimet dhe do të shkoj kur të kemi një marrëveshje konkrete qoftë për mospërshkallzimin apo çështjet humanitare. Për Francën siguria e Izraelit dhe procesi i paqes janë të gjitha bashkë dhe këtë agjendë duhet të synojmë. Ky moment i vësshtirë sot Tregon se ata ëqë kishin besuar qëq çështja ishte bërë ekonomike dhe sigurie kanë harruar faktin që çështja është gjithashtu politike dhe nuk mund ta zgjidhim pa riangazhuar një proces paqeje dhe për ketë ne po punojmë dhe mbi këtë bazë do të shkoj në rajon ndoshta ditët e ardhshme ndoshta javët e ardhshme.. Mbështes vullneitin e Izraelit për tu mbrojtur, është një mbrojtje legjitime. Është nderi dhe detyra e një demokracie, kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e të drejtën e lirisë Nderkoombëtare dhe respektimin e civilëve.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article