Po këta sikur thane se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës

1 month ago 12
Reklamë

Nga Namir Lapardhaja/

Ore çfarë bëhet kështu?! Këta po ankohen e po qahen të gjithë që Rama i paska vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet në Himarë!

Po prisni një herë të dalë rezultati, se mbase keni fituar

Pupu sa i poshtër paska qenë ky Edi Rama!

Po si ua vodhe çunave zgjedhjet, mor maskara i madh! Mor i korruptuar, po pse i vidhen Saliut dhe Mulit zgjedhjet!

Mor i pabesë, që të dhanë dhe votat për amnistinë dhe reformën zgjedhore që i bëre si të donte suma me votën e tyre!

Kishte lezet në kohën e Lulit, ai i shiste, ndërsa këtyre ua vjedh Rama.

P:S

Ore se u kujtova unë, po sikur kishin premtuar që nuk do t’ua vidhte me Rama zgjedhjet?! Sikur kishin premtuar që zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka?!

Sikur kishin premtuar që do t’i çonin demokratët në fitore të padiskutueshme?! Sikur kishin premtuar që do ta çonin PD drejt fitores?! Sikur kishin premtuar që të bashkuar do të ishin më të fort!

Po, por ja s’të lë ky Lanet Rama!

Po pse për këto qurravitje e bëtë gjithë atë luftë në PD ju?! Për këto qurravitje e shkatërruat opozitën dhe i vutë flakën çdo shprese të njerëzve për të parë te opozita një fije shprese?!

Qurravitjet tuaja s’i ha as qeni!

Jeni thjesht të mbaruar!

Gjithsesi, unë them, prisni një herë, se s’i dihet ç’a ka planifikuar Doktori për minutat e fundit dhe përmbys rezultatin.

Read Entire Article