“Po lufton për ‘mbijetesë’”, avokati shqiptar jep lajmin e keq për Vuçiqin – zbardh planet e Gjermanisë për Kosovën!

1 week ago 27
Reklamë

Së fundi, kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksnader Vuçiq.

Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi qeveria gjermane, kancelari Scholz ka nënvizuar rëndësinë e dialogut në mes të dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për procesin.

“Kancelari Federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë”, thuhet në njoftim.

E në lidhje me këtë bisedë Scholz-Vuçiq dhe mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Si fillim, ai u shpreh se Vuçiq është drejt një falimentimi politik, derisa po lufton për ‘mbijetesë”.

Avokati foli edhe mbi synimet e shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjermania kërkon lidership perëndimore në Evropë, dhe fiton kredo nëse bëhet epiqendra e krijimit të dialogut Kosovë - Serbi që mund të ecë sipas frymës së saj. Por mund të jemi edhe në politikë, duke u kërkuar një vlerë të re force nga Berlin, në një konflikt botëror siç është konflikti Kosovë - Serbi.

Vuçiq është drejt falimentimit politik, dhe tani po kuptohet që ai më shumë lufton për mbijetesën në karrierën e tij politike, se sa në dobi të Serbisë.

Ju e shihni që Vuçiq e co. po krijojnë një spirale force që nuk është e vërtetë, por edhe ai ka të drejtë të bëjë politikë”, nënvizoi avokati shqiptar.

Po ashtu, Ngjela potencoi se tani është koha e shqiptarisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Krahas kësaj, vlerësoi se dialogu duhet të rifillojë.

“Por duhet të theksojmë diçka: kjo kohë në Ballkanin Perëndimor është koha e Kosovës dhe shqiptarisë: Shqipëria është në NATO, Kosova mbrohet ndërkombtarisht edhe me trupa amerikane; Shqipëria dhe Kosova janë në rangje  të larta aleance direkte me Shtetet e Badhkuara të Amerikës; në Shqipëri po ndërrohet një bazë amerikane ushtarake e fuqishme; Amerika po kërkon që Shqipërinë dhe Kosovën ta forcojë shumë ushtarakisht në aleancën e saj kundër Rusisë; në Shqipëri do të fillojë rindërtimi i uzinave të fuqishme ushtarake; dhe gjendja financiare e Shqipërisë është në progres.

Të gjitha që unë përmenda, shkojnë në favor të forcës së Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

Po dialogu a do të fillojë? Unë mendoj se, për të gjitha ato që shpreha, ky dialog do të fillojë”, përmbylli Spartak Ngjela “Bota sot”.

comment

Read Entire Article