“Po përgatitet sulm i ri në Kosovë”/ Deklarata e Glauk Konjufcës alarm për Kosovën

2 months ago 16
Reklamë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka alarmuar se një sulëm i ri terrorist i ngjashëm sikur ai i Banjskës së vitit të kaluar, po përgatitet nga terroristët serbë.

Derisa ne po flasim, institucionet tona kanë informacione të sakta që një grup tjetër prej qindra personash, sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për një sulm eventual që mund ta përjetojmë”, ka deklaruar Konjufca pas takimit me homologen e tij nga Sllovenia, Urska Klakocar Zupançiq.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

Siç njoftonte kohë më parë vet ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përveç lëvizjeve taktike të pozicionimit, tri brigada të ushtrisë serbe nuk janë larguar pothuajse asnjëherë nga pozicionimet sulmuese dhe mbeten përherë të përqendruara përgjatë gjithë kufirit të Kosovës me Serbinë, të cilat nuk janë vendosur kot aty, siç edhe nuk qëndrojnë të pozicionuara në përmasa të tilla tepërta mbi proporcionale, kaq afër kufirit, pa pasur një qëllim të caktuar kundër Republikës së Kosovës”, shprehet Qarri.

Siç thotë, deklarata e Konjufcës është një alarm për Kosovën.

Image

Gani Qarri

“Pas kryeministrit dhe presidentes së shtetit, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca është njëri nga figurat më të larta të vendit, dhe personat më të informuar, mbi kërcënimet më serioze nga të cilat mund të rrezikohet shteti ynë i ri, ndaj dhe detyrë e tij, si shef i legjislativit, është që të tërheq paraprakisht vërejtjen para faktorit ndërkombëtar si dhe ti informojë me kohë, qytetarët e vendit edhe me paralajmërimin se në Serbi, pas dështimit të aktit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, po bëhen serish përgatitje për një sulm të ri terrorist, në Kosovë, për thyerjen dhe mënjanimin e të cilit, vendi ynë duhet të jetë i përgatitur, në mënyrë që asnjë akt armiqësor nga jashtë, mos të na gjejë në befasi”, shprehet Qarri për “Bota sot”.

“Përndryshe çdo vend i pavarur në botë, vepron me moton e mirënjohur, dy-kahëshe, duke punuar sikur nuk do të ndodhë asnjëherë luftë dhe përgatitur fort, sikur një agresion i mundshëm, mund të ndodhë që ditën e nesërme, ngase kjo edhe është vërtetuar se është mënyra më e mirë, për tu zhvilluar ekonomikisht e rritur mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe ecur përpara me gatishmëri të plotë dhe në siguri për mbrojtje të suksesshme nga çdo armik dhe agresion i jashtëm, porosi të cilën me të drejtë dhe arsye të plotë, e përçon edhe krye parlamentari Konjufca, kur dihet nga të gjithë, se akoma nuk është plotësuar një vit, nga sulmi terrorist serb në Banjë të Zveçanit, nga i cili mbeti i vrarë polici hero i Kosovës Afrim Bunjaku, përderisa udhëheqësi i këtij sulmi makabër, kryeterroristi Milan Radojçiq, jo vetëm që nuk është arrestuar, por ka informata se zhvillon stërvitje të rregullta dhe përgatitet bashkë me një grup terroristësh serb, për sulme të reja, të ngjashme me atë të Banjës, në territorin e Kosovës”, përfundon analisti Gani Qarri.

Read Entire Article