“Po të betohem kryeministër”/ Halil Geci i lutet Albin Kurtit: Të duam hero të gjallë!

1 week ago 31
Reklamë

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, tentimet e perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, duke e joshur me një pjesë më të vlefshme që ka Kosova dhe kjo pjesë e Europës, e ajo sipas tij është veriu me Trepçën.

E pa këto Geci thotë se, Kosova nuk vlen asgjë.

Ai shton se, kjo çfarë po bën perëndimi, është përsëritje e vazhdueshme e gabimeve dhe lojë e shumëfishtë që luan Evropa me shqiptarët! 

“Kjo është “Lojë e vjetër e Evropës” për ta shpëtuar veten, si gjithmonë shqiptarët i viktimizon. Evropës nuk po ia mban t’ia  tregojë vendin Serbisë që po njihet si një popull barbar, i shpallur në OKB si popull i dhunës dhe i gjenocidi, njësoj si Gjermania dhe Hitleri dikur. Joshja që po i bën Evropa dhe perëndimi Serbisë në bashkëpunim me tradhtarët e atdheut, të llojit të Polarit, Isa Mutafës dhe partitë e tyre, janë ato që e kanë sjellë Kosovën deri te zhbërja, duke i garantuar Serbisë një ”Serbi të vogël” me emrin “Zajednicë” në veri, si dhe shumë favore të tjera që tashmë njihen botërisht nga tërë planeti”, thotë Geci.

Ai shprehet se, Kurti e ka kuptuar se drejtësia nuk mund të mbrohet pa forcën e garantuar mbrapa?!

“Ty kryministër Kurti, të duam hero të gjallë të politikës, e jo dëshmor të shigjetuar nga të gjitha anët, si nga lindja, si nga perëndimi, si nga brenda e si nga jashtë. Po të betohem kryeministër se krejt çfarë thua ti, është e drejtë dhe reale, por vështirë se do të bëhet ashtu siç thua. Arsyeja është se Kosovën e kanë shitur tradhtarët para se ti të vije në pushtet. Prandaj, populli të ka zgjedhur ty si politikan me mbi 50% të votave për të bërë politikë e në fund vezën ta bësh në strofullin tënd”, thekson ai.

Geci pohon se, Kosova ka nevojë për politikëbërje e jo për dëshmorë dhe atdhetarë.

“Kryeministër! Ty, ne si popull të duam politikan për të cilin e ke marrë votën dhe besimin tonë. Projekti yt i drejtë dhe atdhetar, e do forcën t’i qëndroj mbrapa. Nëse e ke garantuar forcën, ti je në rregull, nëse jo, dyshoj se në syrin e popullit, edhe pse je në të drejtën kushtetuese dhe atë të të Madhit Zot, me tërë botën kundër, dyshoj se s’do t’ia dalësh”, përfundon Halil Geci.

comment

Read Entire Article