“Po u lodh partia nuk vrapon qeveria”, Rama: Dua rezultat spektakolar në zgjedhjet e ardhshme. PS pasqyra e shpresës

1 month ago 6
Reklamë

Një rezultat spektakolar, kërkoi Rama për zgjedhjet e arshme parlamentare, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Nga kongresi i PS, Rama tha se shqiptarët duhet të shohin PS, si pasqyra e shpresës dhe ambicies për të ardhmen.

“Po u lodh partia nuk vrapon qeveria. Po vrapoi partia qeveria nuk ka rrugë tjetër. Këtu projektohet dhe më pas realizohet fitorja, për të cuar para programet qeverisësë. Të tjerët I kanë më të bukura se ne, se kush nuk ka gjë në dorë premton qiellin dhe tokën, në parti ushqehet fryma. Fuqizimi I mëtejshëm I PS, por edhe për cilësinë e vecantë për në mandatin e katërt, se do jemi cdo ditë në Bruksel për të vulosur më në fund, fundin e historisë, për të parë të lindë diellin andej nga perëdon, me sytë e një populli që është pjesë e zemrës së perëndimit.

Sic bëmë në 2030, kur ngritëm një goditje të diskutueshme por që na bëri shumë mirë, që edhe kur nuk goditemi nga të tjerët godasim njëri tjetrin për të na vënë në lëvizje. Dua që në betejën e 10 të radhës, PS të marrë notën 10 me rezultatin më spektakolar. Dua që zgjedhjet të jenë jo një fitore e PS aritmetikisht. Se thua I kemi përballë, po ku ne ata I kemi mbrapa. Nuk është ky thelbi, thelbi është një fitore politikisht të madhe në raport me veten. PS të jetë pasqyra ku shqiptarët të shikojnë veten, shpresën, fuqinë, ambicien, fuqinë që duhet të mobilizojmë për të ngjitur Shqipërinë në majë, jemi në gjendje ta arrijmë dhe ta prekim. Do I cojmë deri në fund gjithë kemi thënë e kemi nsiur.” tha Rama.

Read Entire Article