Pochetino konfirmon Armando Brojën

7 months ago 10
Reklamë
19:44 22/01/2024

Tekniku i Chelsea: Gjithçka është e qetë, po punojmë mirë!

E ardhmja e Armando Brojës ka qenë temë diskutimi në Londër në këtë merkato Janari. Sulmuesi shqiptar duket se i ka ditët e numëruara tek Chelsea, pas interesimit të fortë nga shumë skuadra.

Çmimi prej 60 milionë Eurosh i vendosur për kartonin e 22-vjeçarit ka trembur ndoshta disi konkurencën. Ka qenë edhe trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Maurizio Poketino, ai që ka sqaruar deri diku situatën e Brojës.

“Për momentin nuk ka lajme për të ardhmen e Brojës. Gjithçka është kaq e qetë dhe mendoj se kjo është një gjë e mirë sepse ne po punojmë mirë.”

Armando Broja është një talent i dalë nga akademia e Bluve të Londrës dhe shitja për një shifër të konsiderueshme do të ishte e dobishme për situatën e klubit me Fair Play Financiar. 22-vjeçari shqiptar ka zhvilluar 17 takime në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe dhënë një asistim.

Në karrierën me Chelsea, ai ka shënuar tre herë, teksa mbetet një alternativë e mirë që Poketino ka aktivizojë titullarë kundër Midësbrou, takim ku synohet përmbysja e sfidës së parë për të vijuar më tej në Kupën e Ligës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article