Polemikat për fitoren e Real

7 months ago 30
Reklamë
23:52 22/01/2024

Tek Almeria ndihen të vjedhur

Real Madrid fitoi me përmbysje 3 – 2 përballjen me Almeria të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ky sukses u shoqërua me polemika për disa episode dhe mbi të gjithë për golin e dytë të madrilenëve i realizuar nga Vinicius Jr ku kundërshtarët mendojnë se u shty në portë me krah.

Njëri prej tyre, Mbrojtësi Marc Publill hodhi akuza të forta.

“Dikush kishte vendosur që ne nuk mund të fitonim këtu dhe kështu ndodhi”.

Gazeta madrilene “Marca” u hap me titullin; Përmbysje me VAR. Por për trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti vendimet e arbitrit ishin të drejta.

“Të tre situatat e kundërshtuara, janë parë në VAR. Mendoj se arbitri bëri zgjedhjen e duhur”.

Me këtë fitore Real Madrid është i dyti në La Liga pas Girona, por me 1 ndeshje më pak, ndërsa Almeria e fundit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article