“Policia Policia”/ Momenti ku arrestohen trafikantët e lëndëve eksplozive, ja si e kishin “maskuar” tritolin

8 months ago 16

Kanë dalë pamjet nga operacioni i forcave shqiptare të rendit dhe FSK-së, ku u godit një grup i cili kryente transportin e lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Si pasojë e operacionit u arrestuan tre persona dhe dy të tjerë janë ende në kërkim.

Nga pamjet e publikuara nga Policia, zbulohet se trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar.

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj, zbuloi se në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article