Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

4 months ago 17
Reklamë

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Ebrahim Raisit të Iranit, jo të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian ishin dakord me mesazhin e tij.

Vdekja e presidentit të Iranit, Raisi, dhe Ministrit të tij të Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, në një përplasje të helikopterit, ka provokuar një sërë reagimesh nga Perëndimi.

Ndër tjerash, Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit Evropian, Copernicus, i cili ofron të dhëna gjeohapësinore dhe imazhe për menaxhimin e fatkeqësive, njoftoi se do të ofronte shërbime hartash për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Por, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka sqaruar se oferta “nuk është akt i mbështetjes politike për asnjë regjim dhe institucion, por është thjesht humanizëm”.

Edhe Zyra e Shtypit të BE-së ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ngushëllime për vdekjen e liderit iranian, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

The EU expresses its sincere condolences for the death of President Raisi and Foreign Minister Abdollahian, as well as other members of their delegation and crew in a helicopter accident. Our thoughts go to the families.

— Charles Michel (@CharlesMichel) May 20, 2024

Jehonë bëri Michel duke thënë se “BE-ja është me familjet e të vrarëve”.

E jo të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian ishin dakord me të.

Shameful! European taxpayer money should in no way be used to support the terrorist regime in Tehran. https://t.co/pLwg54rg8f

— Charlie Weimers MEP 🇸🇪 (@weimers) May 19, 2024

Eurodeputeti i pavarur, Rob Roos, e quajti shprehjen si “fyerje për popullin e shtypur iranian”.

Edhe demokrati suedez, Charlie Weimers, kritikoi veprimet e Copernicus duke thënë se “paratë e taksapaguesve evropianë nuk duhet të përdoren për të mbështetur regjimin terrorist në Teheran”.

Disa të tjerë, përfshirë eurodeputeten Assita Kanko thanë se ishin “të tronditur” nga solidariteti i BE-së.

Ndryshe, BE-ja është një nga vendet e shumta që ka sanksione kundër regjimit iranian. Këto përfshijnë kufizime tregtare, ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve. /Telegrafi/

Read Entire Article