“Politikanët problematikë të Serbisë”, eksperti zbardh prapaskenat e protestës dhe arrestimeve në veri – paralajmëron Kosovën!

1 month ago 6
Reklamë

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.

Kjo shtyri serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut që të protestonin. Në mesin e protestuesve kishte edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Arsenijeviq u arrestua për pengim të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës dhe për mosdëgjimin e urdhrave të policisë.Ne kemi marrë informacionin në jug, prokurori është aty dhe thotë se do të marrë deklaratën e tyre, do të ndiqet procedura normale dhe ata do të lirohen deri në orën 18:00”, tha më herët zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetarët në Mitrovicë të Veriut.

E në lidhje me këtë protest në veri dhe arresimet e politikanëve serbë, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” tha se politikanët problematikë të Beogradit penguin punën e zyrtarëve, madje edhe sulmuan zyrtarët policorë.

Image

Drizan Shala.

“Politikanët problematikë të Serbisë dhe grupit kriminal të Brigadës së Veriut mund të themi që kanë pengu punën zyrtare edhe të kompanisë se kontraktuar nga ana e shtetit, por edhe sulmuan zyrtarët policorë, ku këta të fundit i kanë shoqëru për procedurë të mëtutjeshme hetimore”.

Krahas kësaj, eksperti potencoi se shteti serb po tenton të prodhojë situata tensionuese, kjo për të arritur fitore diplomatike ndaj shtetit tonë.

Po ashtu, kërkoi që Kosova ta zbatojë ligjin dhe rregulloret, por pa ndërhyrje politike.

“Lufta e Beogradit, duke parë situatën do të prodhojë artificialisht situata të tilla, për të arritur fitoren e saj, së paku diplomatike në raport me Kosovën.

Ne duhet të zbatojmë normativen, por pa ndërhyrje politike dhe pa e bërë shoë me veprimet që do kishin mund të kryhen pa asnjë pengesë”, përfundoi Drizan Shala për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article