Poloni ‘e shthurur’ para duelit me Shqipërinë

1 year ago 49
Reklamë
19:00 09/09/2023

Pankina e Santos e lëkundur, mediat: Do hasim vështirësi në Tiranë

Situata në kampin e Polonisë nuk është e duhura para përballjes me Shqipërinë. Specialistë dhe mediat sportive janë vënë kundër trajnerit Fernando Santos, pasi skuadra nuk bindi në fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Pas pjesës së parë, tifozët fërshëllyen lojën e skuadrës së tyre për të sjellë kështu kaos si tek lojtarët në fushë ashtu edhe në pankinë.

Formë e dobët e treguar nga Lewandowski së bashku me lojtarët e tjerë në atë takim, me tifozët që kanë kërkuar prej skuadrës lojë më dominuese dhe që vëmendja të mos jetë tek grumbullimi i pikëve, pasi në të kundërt do të mungonin në Europianin e Gjermanisë. Moment nga e cila Shqipëria mund të përfitojë, për të marrë një rezultat pozitiv dhe shpresuar te kualifikimi në Euro 2024. Në Poloni i tremben faktit që shumica e lojtarëve kuqezi luajnë në Serie A italiane, ndërsa shtojnë se karriera e tyre nuk ka arritur kulmin me skuadrat respektive.

Polakët pritet të bëjnë edhe disa ndryshime në formacionin që u përdor në duelin e Varshavës ndaj Ishujve Faroe. Përballja konsiderohet si mjaft e vështirë nga ajo e zhvilluar në kryeqytetin polak në marsin e këtij viti, pasi luhet edhe për vendin e dytë në grupin E kualifikues. Dy skuadrat më të mira nga secili grup kualifikues do të avancojnë në Euro2024 dhe aktualisht vendi i dytë mbahet nga Shqipëria me një pikë më shumë se rivalët polak. Kjo sfidë do të transmetohet si zakonisht në Televizionin Kombëtar Klan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article