Polonia, dorë e hekur ndaj medias! Shkarkohen krerët e TV shtetëror dhe spikerët

10 months ago 8

Qeveria e porsazgjedhur polake e nisi mandatin me një sëre ndryshimesh të befasishme që përfshinë sa mediat, ashtu edhe shërbimet sekrete të vendit.

Vetëm një javë pas ndryshimit të pushtetit në vend, parlamenti i dha dritën jeshile një rezolute që thuhet se synon të rivendosë paanshmërinë e medias publike. Në tetë vitet e fundit, transmetuesit publikë dhe agjencia e lajmeve PAP ishin kthyer në media partiake nën qeverinë nacional-konservatore të PiS dhe kryenin “qartazi detyra propagandistike”, sipas ministrisë së pjesëmarrjes Shtetërore, që njoftoi marrjen e masave korrigjuese.

Pas seancës parlamentare, në orët e vona të pasdites shumë deputetë të PiS-it u mblodhën para selisë së televizionit polak TVP, për ta “mbrojtur”, siç deklaruan në rrjetet sociale. Televizioni ka ndërpre transmetimin pas shkarkimit të disa drejtuesve dhe moderatorëve të tij.

“Ish-kryeministri Morawiecki erdhi këtu vetë për t`i shpjeguar njerëzve aspektin ligjor të asaj që po ndodh tani këtu dhe për t`i thënë se politikanët e qeverisë së re bënë diçka tmerrësisht të gabuar, pa asnjë kornizë ligjore që ta justifikojë”, u shpreh ish-punonjësi Tomasz Klaczkow.

Riorganizimi i radios dhe televizionit publik është një nga prioritetet e mëdha të qeverisë së re proevropiane të Donald Tuskut. Kritikat drejtohen veçanërisht ndaj kanalit televiziv TVP, teksa edhe organizatat ndërkombëtare e kishin kritikuar prej kohësh mbulimin e njëanshëm të fushatës zgjedhore nga mediat publike.

Top Channel

Read Entire Article