Polonia: Sigurimi i kufirit me Bjellorusinë, prioriteti kryesor i qeverisë polake

1 year ago 17
Reklamë

Kufiri i BE-së me aleatin rus Bjellorusinë është bërë më i rrezikshëm, ka paralajmëruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë. 

Jaroslaw Kaczynski, zëvendëskryeministër dhe kreu i partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, tha se sigurimi i kufirit është prioriteti kryesor i qeverisë polake. 

Mijëra mercenarë të grupit Wagner u vendosën në Bjellorusi gjatë muajit të kaluar pasi ata tentuan një kryengritje jetëshkurtër.

Përveç mercenarëve rusë, Moska gjithashtu ka vendosur disa nga armët e saj bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi.

“Ne duam ta themi qartë: ne po bëjmë gjithçka që nevojitet dhe kjo është e mjaftueshme që ne të zmbrapsim lehtësisht çdo provokim të mundshëm apo ndërmarrje agresive”, tha z. Kaczynski nga pala Bjellorusia.

Top Channel

Read Entire Article