Porositi dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar bashkëshortin shqiptar, arrestohet gruaja në Itali

1 year ago 126
Reklamë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar, skenari i së cilës është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij, ndërsa porositësja e ngjarjes ishte vetë bashkëshortja e tij. E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

Dy vrasës me pagesë shkuan nga Shqipëria enkas për atë vrasje. Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me një sërë plagësh me thikë në qafë dhe në trup e më pas u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

Karabinierët e njësisë hetimore të Grupit Frascati u vunë në gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara.

Ka qenë vetë gruaja ajo që i dha alarmin karabinierëve që zbuloi trupin por më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke nxjerrë zbuluar porositësit dhe vrasësit e Cakës.

Top Channel

Read Entire Article