Prangosja e Ilir Metës! Mediu: Proces politik me drejtësi popullore. Lesi: Arrestimi ishte i dhunshëm, kreu i PL ka dy probleme…

2 hours ago 12

Në rubrikën Opinion në News 24 ishin të ftuar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe botuesi i “Koha Jonë” Nikollë Lesi, të cilët debatuan për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mediu tha se procesi ndaj Metës është politik dhe ngjan me drejtësinë popullore. Ndërsa, Lesi tha se arrestimi i Metës ishte i dhunshëm dhe se kreu i Partisë së Lirisë ka dy probleme, atë ndaj SPAK, por edhe ndaj publikut.

Fatmir Mediu: Nuk mund të tërhiqet zvarrë ish-presidenti.

Nikollë Lesi: Arrestimi i Ilir Metës ishte e dhunshme. Meta ka dy probleme për mua. Ka probleme me drejtësinë, që do mbrohet me avokatin, uroj të jetë i pafajshëm. Ka dhe një problem të madh me publikun. Uroj të dalë i pafajshëm. Ka dalë problem me publikun, sepse 73 përqind e publikut janë me SPAK. Ka përballë SPAK-un dhe publikun.

Fatmir Mediu: Për fajësinë vendos drejtësia e jo populli. Procesi po kthehet në drejtësi popullore. Procesi është politik.

Nikollë Lesi: Ilir Meta gaboi për mua, duke përdorur atë gjuhë për SPAK-un. Nuk fiton kurrë opozita zgjedhjet me Berishën. Pse nuk e thua? Ke frikë se mos nuk fiton mandatin e deputetit. Ke ndryshuar shumë Fatmir.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article