Prapavija e deklaratës së Maqedoncit/ Zbardhen prapaskenat – ja si do t’i përgjigjet Kosova nëse Serbia sulmon!

2 months ago 10
Reklamë

Një paralajmërim shumë serioz për cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës, e bëri kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ditë më parë.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual”, ka thënë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

E në lidhje me këtë dekalaratë ka pasur reagime të mëdha nga vendi.

Miërpo, së fundmi Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova është duke përgatitur një ushtri profesionale të gatshme për mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit.

Ai ka bërë të ditur se janë në krijim të njësive të dizajnuara për operacione luftarake.

“Jemi duke e nderuar një ushtri me të vërtetë profesionale të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit tonë, jemi duke krijuar njësi të dizajnuara për operacione luftarake dhe për të mbrojtur vendin tonë dhe normalisht kemi vullnetin dhe gatishmërinë në masën më të lartë për të reaguar në rast se kërkohet nga ne kur cenohen integriteti dhe sovranitetit territorial i vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se, nëse kërkohet nevoja FSK është e gatshme për të vepruar edhe në pjesën veriore të vendit në koordinim me KFOR-in.

Shala: Veprimet brenda mekanizmit të sigurisë janë të planifikuara sipas planit vjetor të veprimit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai thotë se deklarata e Konjufcës ditë ma parë ka qenë i saktë dhe se Maqedonci së fundmi me këtë mesazh tregon që Kosova mund të përballet sërish me veprime të Vuçiqit.

Image

Drizan Shala

“Deklarimi i Kryparlamentarit të Kosovës, është i saktë për arsyje që bazohet në informacione që institucionet e sigurisë iu ofrojnë tri pozitave kryesore të sistemit politik në vend. Pra, në bazë të tyre në territor të Serbisë, madje në hapësirat e institucioneve të tyre të sigurisë dhe mbrojtjes, janë duke u trajnuar personat të cilat janë të lidhur ngushtë më elementet kriminal/mafioz dhe politik të Beogradit zyrtar, kjo përçonë mesazh shqetësues që siguria e Kosovës mund të sfidohet prapë nga veprimi i udhëheqësit të këtij grupi terrorist Aleksander Vuçiqi”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që veprimit brenda mekanizmit të sigurisë qoftë atij të sigurisë apo të mbrojtjes, janë të planifikuara sipas planit vjetor të veprimit dhe asgjë nuk ka të bëj me ndonjë përgatitje speciale.

“Në anen tjeter veprimit brenda mekanizmit të sigurisë qoftë atij të sigurisë apo të mbrojtjes janë të planifikuara sipas planit vjetor të veprimit dhe asgjë nuk ka të bëjë me ndonjë përgatitje speciale siç po pretendon Serbia, por të gjitha veprimit janë madje edhe në harmoni të plotë me partneret tanë të këtyre institucioneve tona të sigurisë dhe mbrojtjes”, shpjegon eksperti.

Ndër të tjera, ai nënvizon që periudha e ardhshme 2026/2028 do ta gjejë FSK në fazen e saj të arritjes së standardeve më të larta të një ushtrie moderne dhe demokratike

“FSK ka të hartuar tani edhe kornizen e veprimit të aksptuar dhe pranuar madje mbështetur nga vetë SHBA që në periudhën 10 vjeçare të përmbyll misionin e saj drejt tranformimit në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe që dinamika gjeopolitike në botë ka ndikuar të FSK, që të ecë me një ritëm bukur progresive për të arritur që nëpër faza të saj të jetë në avantazh me kohën dhe nevojat që paraqiten në këtë periudhë që po bisedojmë 2024/2026. Madje, periudha e ardhshme 2026/2028 do të gjejë FSK në fazën e saj te arritjes se standardeve më të larta të një ushtrie moderne dhe demokratike në pjesën e forcave përendimore që janë në mbështetje të politikës së aleanëes veri-atlantike”, foli eskperti i sigurisë, Drizan Shala.

Hoxha: Maqedonci është duke e përforcuar ushtrinë e Kosovës për tu përballë me detyrat dhe obligimet

Ndërsa, ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka vlerësuar punën e ministrit Maqedonci duke u shprehur që ai mbanë edhe informacione të sakta dhe po punon shumë ta përforcoj ushtrinë e Kosovës.

Image

Hafir Hoxha

“Ministri Maqedonci deri më tani është duke punuar më së miri në këtë funksion që nga formimi i kësaj ministrie.

Posedon informata të sakta dhe të mjaftueshme, ku në bazë të tyre dhe në bazë të nevojës e mundësive buxhetore është duke e përforcuar ushtrinë e Kosovës për t’u përballë me detyrat dhe obligimet që ka në mbrojtje të integritetit teritorial në koordinim me aleatët tanë të NATO-s “, foli Hoxha për “Bota sot”.

Read Entire Article