‘Prapavija’ e reagimeve të BE-së dhe SHBA-së për veprimet në veri, eksperti amerikan: Ka lidhje me dizajnin madhështor për...

1 month ago 7
Reklamë

Nëntë pika të postës serbe janë mbyllur në veri të Kosovës, veprim ky i cili nuk i kishte “pëlqyer” ndërkombëtarëve, të cilët nuk kanë nguruar të reagojnë menjëherë duke e cilësuar si veprim të pakoordinuar dhe të njëanshëm.

Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Bashkimi Evropian, ka thënë, po ashtu, të hënën se veprimet e autoriteteve të Kosovës janë të pakoordinuara, dhe se “nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese për serbët e Kosovës, pa një marrëveshje të arritur paraprakisht, do të ndikojë negativisht në përditshmërinë dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate.

Reagimet të atilla për mbylljen e pikave të postës serbe dhe për mos lejimin e hapjes së urës së Ibrit pa u biseduar me Serbinë në dialog, krijojnë përshtypjen që ndërkombëtarët “qëndrojnë në një këmbë” t’i reagojnë qeverisë për veprimet në veri.

Për këtë temë në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, i cili nuk mendon që SHBA dhe BE janë kundër çdp gjëje që Kosova dëshiron të bëjë.

Sipas tij, ata duan vetëm koordinim.

“Së fundi, edhe pse mbyllja e nëntë postave serbe në veri nuk ishte e koordinuar dhe të rënë dakord paraprakisht dhe nuk është kryer nga Kosova, nuk sugjeron që SHBA dhe BE-ja janë thjesht kundër çdo gjëje që Kosova dëshiron të bëjë. Çfarë më duket kjo, për mua hidhërimi, është se Kurti shpesh shfaq, edhe pse me qëllimet më të mira, një dëshirë të fortë për të pohuar se Pavarësia e Kosovës, e cila është e padiskutueshme, në fusha të diskutueshme ku ka ndjeshmëri të larta, siç është mbyllja e nëntë zyrave postare. Unë vazhdimisht kam avokuar që qeveria e Kosovës duhet të koordinohet në maksimum shtrirje me BE-në për çdo veprim apo masë që mund të komplikojë më tej kompleksin tashmë mosmarrëveshje me Serbinë.”, deklaron eksperti.

BE dhe SHBA janë mbrojtësit e interesave dhe fatit të Kosovës, thotë Meir, gjersa shton se e gjitha lidhet me dizajnin madhështor për integrimin në BE.

“Në fund të fundit, SHBA-ja dhe BE-ja janë mbrojtësit e fundit të Kosovës interesat dhe fati i vendit është shumë i lidhur me dizajnin madhështor të BE-së për integrimin e Shtetet e Ballkanit në BE. Gjëja e fundit që duhet të dëshirojë Kurti është të detyrojë BE-në dhe BE-në SHBA të vendosë më shumë sanksione “nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me njëanshmëri dhe veprime të pakoordinuara””, përfundon Meir.

Ndryshe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se pas mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veri, ajo e Kosovës i ka hapur pikat e saj dhe ka filluar shërbimet postare atje.

Përmes saj, Krasniqi ka thënë se qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokit, Leposaviqit dhe Zveçanit, mund të kryejnë pagesat e ndryshme institucionale.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka njoftuar se MAPL ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” për bashkëfinancimin e shtëpive në këto katër komuna.

“MAPL të hënën ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” për bashkëfinancimin e shtëpive në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Ky bashkëfinancim vjen pas numrit të lartë të aplikuesve. Sipas marrëveshjes, rreth 102 shtëpi do të ndërtohen nga MAPL dhe 100 shtëpi të tjera nga shoqata”.

“Përveç kësaj, janë funksionalizuar zyrat kadastrale komunale që qytetarët atje të mos kenë telashe me pronat. Ndërsa, që bizneset të mund të regjistrohen e përfitojnë nga masat mbështetëse të Qeverisë kemi hapur zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë”.

“Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në katër komunat, përmes tyre ajo po ofron shërbime postare si dhe të pagesave për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale”, ka thënë Krasniqi.

Read Entire Article