Prefekti Jole mbledh Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror: Qarku ynë mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur

10 months ago 4

Balkanweb app Get it on Google Play

Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole mblodhi Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror, në vijim të mbledhjes për sezonin veror që u zhvillua në Drilon, Pogradec.

Jo pa qëllim Prefekti Jole zgjodhi për këtë takim Qendrën e Zhvillimit Rajonal Korçë, një godinë e transformuar në mjedis bashkëkohor me investim të qeverisë për ta zhvilluar këtë takim, pasi kjo qendër do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike të bashkive të qarkut tonë, si dhe mbështetjes për trajnimin e të rinjve në punë për t’i nxitur ata drejt krijimit të “start-up”-ve të reja në fushën e turizmit, bujqësisë, agroturizmit, edukim-trajnimit, teknologjisë, inovacionit, etj.

Në fjalën e tij Prefekti Jole tha se “Nxitja e modeleve risi të zhvillimit me një qasje të integruar turistike, e kthen Korçën në habitat pionier në Shqipëri për zhvillimin e ofertave të reja në industrinë e mikpritjes, si premisë premtuese për rritjen e mëtejshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj dhe fuqizimit të ekonomive lokale dhe asaj rajonale”.

Referuar statistikave, Jole vërejti se viti 2023 dhe sezoni veror që kaluam, ka qënë i suksesshëm edhe për qarkun tonë. Statistikat për turistët në rang kombëtar e reflektuan këtë. Po ashtu, përfundimi i investimeve të rëndësishme në infrastrukturë në qarkun tonë, do e favorizojnë edhe më shumë rritjen e flukseve.

Ai bëri të ditur se institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë ka hartuar Planin e Masave për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2023-2024, plan që synon – Garantimin e rendit dhe qetësisë publike; – Rritjen e sigurisë rrugore; – Lehtësimin e hyrje-daljeve në kufi; – Plotësimin e sinjalistikën në të gjithë Qarkun Korçë; – Furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike; – Mbikqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore; – Sigurimin e kontrolleve për një higjenë të lartë; – Menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, etj; – si dhe zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon tërheqës për turistët.

Jole kërkoi bashkëpunim të bashkive të qarkut për të mundësuar një ofertë për zhvillimin e turizmit të integruar në të mirë të gjithë rajonit, pasi siç tha refereuar kryeministrit rama “tashmë duhet jetësuar një koncept për turizmin gjithëvjetor për të realizuar objektivin e përcaktuar që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan”.

Qarku i Korçës i ka të gjitha karakteristikat për t’u konsideruar një rajon që mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur me atraksione dhe shërbime cilësore, deklaroi Jole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article