Premtoi luftë kundër korrupsionit dhe bandave, vritet kandidati presidencial në Ekuador

1 year ago 300
Reklamë

Fushatën e tij, e kishte mbështetur tek premtimet për të luftuar korrupsionin dhe bandat kriminale.

Fernando Villavicencio, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit ishte nga të paktët që guxuan të bënin hapur lidhjet mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë vendas. Guximi i kushtoi shtrenjtë: Villavicencio u qëllua për vdekje pak pas largimit nga një tubim elektorale me simpatizantë të tij në qytetin verior të Kuitos. Një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij, u ka thënë mediave lokale se 59 vjeçari ka qenë duke hyrë në makinë kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë.

Dëshmitarët thanë se Villavicencio u qëllua tre herë me armë. Autori i dyshuar i ngjarjes po ashtu u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë, dhe më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Në total, nëntë persona u plagosën në këtë incident.

“Nuk e kuptojmë ku ishte policia, ku ishte mbrojtja policore..Dihej që Fernando ishte i rrezikuar, dhe jo më larg se këto ditët e fundit ishte kërcënuar nga një grup kriminal. Përse nuk ishte policia këtu për të mbrojtur jetën e tij dhe të gjithëve neve që ishim këtu me të.”- Galo Valencia, xhaxhai i Fernando Villavicencio.

Presidenti Guillermo Lasso, u zotua se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

 “Dekreti i dytë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë. Forcat e Armatosura nga ky moment janë mobilizuar në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira e demokratike të 20 gushtit.” – Guillermo Lasso, president.

Gjashtë persona u arrestuan në lidhje me vrasjen pas bastisjeve të policisë në Quito. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të zhvillohet më 20 gusht.

Top Channel

Read Entire Article