Presdenti Begaj bisedon me Përfaqësuesin e Lartë Borrell për marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Dialogu, e vetmja rrugë për çtensionim

1 year ago 84
Reklamë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takoi këtë të martë Përfaqësuesin e Lartë dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe nevoja për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve ishte pjesë e diskutimit me Begajt dhe Borrell.

Presidenti i Republikës dhe zëvendës presidenti i KE-së theksuan se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Bashkëbiseduesit vlerësuan me rëndësi që palët të punojnë së bashku për hapat e tjerë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në shkurt dhe mars 2023, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në takimet e ardhshme për dialogun, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

Begaj ndodhet në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së.

Top Channel

Read Entire Article