Presidenca e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria merr sot mandatin për herë të dytë

1 year ago 23
Reklamë

Shqipëria sot mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së paçka se vendi ynë është anëtare pa të drejtë vote.

Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë në mbajtjen Presidencës të Këshillit.

Përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.

Ajo u shpreh se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme brenda fushës sonë.

Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB, përmes një postimi në X (dikur Twitter) thotë: “Ndërkohë që Shqipëria merr Presidencën e Këshillit, përshëndes kokentet e ambasadores Greenfieles për punën e këshillit gjatë muajit gusht. Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht”.

Të enjten shefja diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh se prioritet i presidencës një mujore të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit do të jetë platforma e bashkëpunimit, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë dhe për një aktivitet kushtuar agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

Top Channel

Read Entire Article