Presidenti Bajram Begaj i dorëzon nënshtetësinë shqiptare trajnerit Sylvinho

10 months ago 22
19:03 18/12/2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë gjatë mbrëmjes së yjeve të futbollit i ka dorëzuar trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho.

I pranishëm në këtë moment ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ftoi presidentin në skenë për t’ja dorëzuar ai nënshtetësinë trajnerit Sylvinho.

Bajram Begaj: Përshëndetje, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, Federatën Shqiptare të Futbollit që na bëri krenarë me pjesëmarrjen në Europianin 2024. Në fakt presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë. Në këtë rast unë u vetëofrova duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë tashmë legale të legalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me trajnerin e kombëtraes unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptarë dhe besoj se kam edhe mbështetjen tuaj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article