Presidenti Begaj mesazh për mbështetjen ndaj personave me aftësi të kufizuara: Të përmbushim objektivat për zhvillim të qëndrueshëm

10 months ago 44
08:47 03/12/2023

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kreu i shtetit thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.

Presidenti gjithashtu apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.

“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti  fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale! Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze”, shkruan Presidenti Begaj në një postim në Facebook.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article