Presidenti i Rumanisë rivalizon Stoltenberg, hyn në garë për të marrë drejtimin e NATO-s

6 months ago 10
Reklamë

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, deklaroi se do të kandidojë për pozitën e shefit të NATO-s, teksa premtoi rinovimin e perspektivës në këtë kohë kritike për aleancën.

Në dy vjetët e fundit, aleanca perëndimore e mbrojtjes ka funksionuar në një ambient sfidues të sigurisë, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Kam vendosur t’i hyjë garës për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, tha ai.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, mendohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij potencial.

Megjithatë, Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë.

Pasardhësi i Stoltenbergut, ish-kryeministrit të Norvegjisë, i cili e ka mbikëqyrur NATO-n për një dekadë, pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.

“Duke e marrë parasysh kontekstin aktual të sigurisë, besoj që është koha që shteti ynë të marrë më shumë përgjegjësi brenda udhëheqësisë euroatlantike”, tha Iohannis përmes një deklarate.

Sipas rregullave të NATO-s, asnjë vendim nuk konfirmohet pa u arritur konsensusi për një kandidat.

Top Channel

Read Entire Article