Presidenti i UEFA-s reagon pas vendimit për Superligën Evropiane, thumbon Real Madridin dhe Barcelonën

10 months ago 9

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin këmbëngul se formati i ri i Superligës Evropiane është ‘madje më i mbyllur’ se në vitin 2021, por shpreson se ‘konkurrenca e tyre fantastike të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, me dy klube’.

Ceferin foli për mediat të enjten pas një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që ra dakord me organizatorët e Superligës se FIFA dhe UEFA po abuzojnë me një pozicion dominues .

Vendimi praktikisht do të thotë se FIFA dhe UEFA nuk mund të ndalojnë ose ndëshkojnë klubet dhe lojtarët e përfshirë në një turne të organizuar jashtë juridiksionit të tyre.

A22, kompania pas Superligës, prezantoi një format të ri të enjten, duke thënë se turneu do të ndahej në tre liga, por Ceferin e kritikoi ashpër atë.

“Ata mund të krijojnë çfarë të duan, nuk do tentojmë t’i ndalojmë. Shpresoj që ata të kenë një kompeticion të mrekullueshëm me vetëm dy klube”, ka thënë fillimisht Ceferin në konferencë.

“Kam parë të ashtuquajturin prezantim të A22. Është e vështirë të vendosësh nëse emisioni duhet t’ju befasojë apo të argëtojë. Është edhe më i mbyllur se edicioni i vitit 2021, i cili u refuzua nga të gjithë”.

“Ne e shohim vendimin si një mundësi për të përmirësuar disa rregulla. Por, futbolli mbetet i bashkuar, prandaj të gjitha palët e interesuara flasin së bashku. Ekziston një kontrast i fortë midis përmbledhjes së shtypit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe vetë vendimit. Vendimi është vërtet pozitiv”.

“Nuk jam i sigurt nëse Madridi dhe Barcelona e dinë se çfarë po bëjnë. Futbolli nuk është në shitje”.

“Nëse ju intereson futbolli, duhet të prekeni nga kjo, sapo kam marrë më shumë se 200 mesazhe. Në këtë sallë ne kemi mosmarrëveshje shumë herë, ne flasim për shumë gjëra të ndryshme, ndonjëherë jemi dakord dhe ndonjëherë nuk pajtohemi, por kur te flas për hapjen e garës jemi të gjithë dakord”.

“E kam ndjesinë që A22 duke u afruar Krishtlindjet panë një kuti të madhe, ishin super të lumtur, por kur hapen kutinë panë që në realitet “nuk kishte shumë brenda””, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Read Entire Article