Presidenti izraelit lutet për ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në sigurimin e pengjeve

10 months ago 10

Presidenti i Izraelit i ka bërë një lutje personale kreut të Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndihmuar në negociatat për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza. 

Isaac Herzog e bëri kërkesën kur u takua me Sheikh Mohamed në Dubai më herët sot, tha zyra e tij. 

“Presidenti i bëri thirrje mikut të tij Sheikh Mohamed bin Zayed al Nahyan që të përdorte peshën e tij të plotë politike për të promovuar dhe përshpejtuar kthimin në shtëpi të pengjeve”, thuhet në deklaratë. 

Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në diskutime, shteti tjetër i Gjirit, Katari dhe Egjipti kanë ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve.

Z. Herzog ishte në Dubai për të marrë pjesë në samitin e klimës COP28. 

Top Channel

Read Entire Article