Presidenti Macron pritet me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj

1 year ago 11
08:37 17/10/2023

Presidenti Bajram Begaj ka pritur me ceremoni shtetërore Presidentin e Republikës së Francës Emmanuel Macron, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.

Macron mbërriti në Presidencë rreth orës 08:25, sipas axhendës së përcaktuar.

Gjatë pritjes zyrtare, u interpretuan himnet kombëtare të dy shteteve, si dhe u bë kalimi para truprojës së nderit.

Presidenti francez Macron nënshkruajti në librin e të ftuarve më pas pati një takim kokë më kokë me Presidentin Bajram Begaj.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article