Presidenti turk i shpreh ngushëllime popullit iranian për vdekjen e presidentit të tyre

4 months ago 10
Reklamë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka shprehur ngushëllime popullit të Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, duke theksuar se Ankaraja do të qëndrojë pranë Iranit “në këto kohë të vështira dhe të trishtueshme”

“Zoti i mëshiroftë Ministrin e Jashtëm iranian dhe të tjerët që e humbën jetën në helikopter si Raisi”, tha Erdogan.

Gjithashtu, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella edhe për popullin dhe qeverinë iraniane, duke përfshirë udhëheqësin fetar të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe për familjarët e të ndjerëve.

“Si homolog, i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë, e kujtoj Raisin me respekt dhe mirënjohje”, tha presidenti turk.

“Si Turqi, ne qëndrojmë pranë fqinjit tonë, Iranit, në këto kohë të vështira, siç kemi vepruar edhe herë të tjera”, shtoi ai.

Turkish President Erdogan extends condolences to Iran over death of Iranian President Ebrahim Raisi, affirming Türkiye’s unwavering support during this somber period

— Anadolu English (@anadoluagency) May 20, 2024

Ndryshe, pas një operacioni kërkimi gjatë natës, presidenti iranian, Ministri i Jashtëm, dhe zyrtarë të tjerë, janë deklaruar të vdekur.

Bëhet e ditur se dhjetëra ekipe shpëtimi ishin dërguar në zonën malore në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor, ku edhe ndodhi incidenti.

Sipas Kushtetutës iraniane, zëvendëspresidenti i parë, Mohammad Mokhber, do të marrë presidencën dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve. /Telegrafi/

Read Entire Article