Presidentin argjentinas për pak sa nuk e godasin me shishe në kokë, lëndohet një pjesëtar i sigurimit – policia arreston të dyshuarin

10 months ago 32

Presidenti argjentinas Javier Milei për pak sa nuk u godit nga një shishe në paradë, pak çaste pasi u betua si kreu i ri i shtetit.

Videoja tregon udhëheqësin argjentinas të ulur në një kabriolet pranë motrës së tij Karina Milei dhe agjentëve të policisë federale, duke ecur pranë tij në rrugën për në vilën presidenciale Casa Rosada.

Në një moment, një shishe kalon mbi kokën e Mileit dhe godet një oficer policie në qafë. Sipas mediave argjentinase, polici ka marrë ndihmë mjekësore në vilën presidenciale, transmeton Telegrafi.

Polícia argentina anuncia prisão de criminoso de extrema-esquerda que quase atingiu o presidente Javier Milei com uma garrafa de vidro durante a cerimônia de posse. pic.twitter.com/UFgTYLprpg

— Wagner Roberto 🇧🇷🇮🇱🇺🇸 (@wagner_rt) December 12, 2023

Pas ngjarjes, policia arrestoi Gaston Mercanzinin (51), i cili së fundmi u lirua nga burgu.

Të dhënat kriminale të Mercanzinit tregojnë se ai u arrestua më 5 korrik, për një akuzë për sulm të rëndë dhe u lirua nga paraburgimi disa javë më parë.

⭕ Detuvieron al hombre que le tiró una botella a Javier Milei:

Esta mañana se presentó en el canal de Crónica con la intención de realizar una nota y un llamado al 911 alertó su presencia.

Lo que se sabe del hecho 👇 https://t.co/0d0YZXfUiy pic.twitter.com/H1lrUBXiTn

— Diario Río Negro (@rionegrocomar) December 12, 2023

I dyshuari ka punuar si sekretar i kulturës në Concepcion de Uruguay, por u hoq nga posti i tij në vitin 2013, sipas La Nacion.

Mercanzini ishte një ndjekës i lëvizjes peroniste me prirje të majtë, bazuar në idetë e ish-presidentit Juan Peron. /Telegrafi/

Read Entire Article