Presidentja ftoi liderët e partive politike, profesori “shpërthen” ndaj opozitës: E dështuar, servile ndaj...

1 month ago 6
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave pritet të takojë liderët e partive politike me të cilët do të diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare

Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa subjektet politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Burime nga Presidenca kanë bërë të ditur se në letrën dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Opozita është kritikuar mjaft shpesh nga analistët për kritikat ndaj qeverisë, që sipas tyre, nuk kanë qenë me vend.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, thotë se opozita është e çorientuar, e dështuar dhe servile ndaj Serbisë dhe ndërkombëtarëve.

Sipas tij, ajo e sulmon kryeministrin Kurti pse e zbaton kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Vizita në shtëpinë e bardhë nuk është kulm i pro amerikanizmit. Mos të harrojmë se në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe çetnikët anti amerikan të cilët vranë e prenë shqiptarë me shekuj, me të cilët vetë Amerika luftoi me ta në vitet 1999.

Opozita jonë e ç’orientuar, e dështuar dhe servile ndaj Serbisë dhe ndërkombëtarëve në vazhdimësi e përdorin sindromin pro amerikan dhe anti amerikan duke mos e ditur domethënien e kësaj. Kjo opozitë në esencë qe tre katër vite po e sulmon Albin Kurtin se ai po e prish Kosovën me amerikanët dhe si të tillë e fusin në thes si anti amerikan, sepse dinjitetshëm po e zbaton kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në zgjerimin e sovranitetit në tërë territorin e Serbisë”, thotë Maxharraj.

Image

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj

Sipas tij, opozita sa ka qenë në pushtet nuk ka pasur guximin dhe kurajon ta bëjë atë që bën Albin Kurti.

“Fakti më i mirë popullata, njerëzit sot lëvizin lirëshëm në veri të Kosovës, atë çfarë kjo opozitë nuk ka pasur kurajon e as guximin që ta bëjë, duke i lënë kriminelët dhe grupet kriminale të Vuçiqit në krye me Radoiçiqin të kullosin lirshëm në veri, bile edhe të sulmojnë siç ka ndodhur më 24 shtator. Sipas opozitës sonë edhe lideri historik paska qenë në një mënyrë “anti amerikan” sepse ai e ka pasur guximin dhe kurajon t’i thotë Amerikës “Jo” kur është në pyetje Kosova, e patën lutë që të dalë në zgjedhjet e Serbisë, ai tha nuk dalë, sikurse të ishte dalë Kosova sot nuk do të ishte aty ku është”, pohon profesori.

Maxharraj ua rikujton njerëzve se në Shtëpinë e Bardhën kanë hyrë edhe pro fashistët, çetnikët dhe anti amerikanët, prandaj mos pjesëmarrja e Kurtit në Shtëpinë e Bardhë nuk e bën atë anti amerikan.

“Ai e ka mbrojtur interesin e Kosovës. Edhe Albin Kurti është në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ani pse ndërkombëtarëve kjo nuk po u pëlqejka, sepse paskan dashur që të “koordinohen” me ta, e sikur të kërkonte koordinim do të merrte një jo, ose prit pak se mos hidhërohen serbët. Së këndejmi anti amerikanizmi i Kurtit është një flusë, një gënjeshtër e opozitës, e këtë e lidhin se pse Albin Kurti nuk paska qenë në Shtëpinë e Bardhë. Po ua përkujtoj njerëzve se në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe pro fashitët, çetnikët anti amerikan të përbetuar të Aleksandër Vuçiqit, kundër të cilit edhe luftuan në vitin 1999 për masakra dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Aleksandër Vuçiq dorë për dore e pati vizituar se bashku me kryeministrin e Grenellit, Avdullah Hotin për disa marrëveshje që kurrë nuk realizuan dhe për qëllime të Trumpit e Grenellit që e kishin diku tjetër, pikërisht te fushata para zgjedhore e 2021 të cilën e humbi turpshëm. Prandaj, të mbrosh kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj nuk është anti amerikanizëm, siç bën Albin Kurti, sepse siç ka thënë Daniel Serwer, diplomat dhe profesor në SHBA “Kosova nuk guxon të veprojë diçka e cila e prish, e dëmton Kosovë, qoftë edhe kërkesë e Amerikës”. Kështu pati vepruar edhe presidenti Ibrahim Rugova në kohën e tij. Këta të opozitës duhet ta kuptojnë një herë e mirë se anti amerikanizëm nuk është kur e mbron shtetin e tij, anti amerikanizëm është kur del kundër shtetit tënd, duke vjedhur, duke plaçitur, duke bërë pazare për territore, për ndarje të Kosovës apo për korrigjim të kufijve”, përfundon Maxharraj.

Read Entire Article