Presidentja Osmani: S’ka arsye për takim me Vuçiçin, njëherë sanksione ndaj tij, pastaj flasim

11 months ago 38
Reklamë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë në Granada të Spanjës takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Osmani ka thënë se s’ka arsye për të mbajtur një takim me presidentin serb, duke thënë se fillimisht duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë e Vuçiçit dhe më pas mund të flitet për gjërat e tjera.

“S’ka arsye për t’u takuar pa u miratuar sanksione ndaj Vuçiçit. Sanksionet fillimisht, pastaj flasim për të tjerat“, ka thënë presidentja Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article