Prestigj dhe para, pjesëmarrja vlen 9.25 mln Euro/ Kampionati Europian i 2024, 371 milion Euro bonus për të kualifikuarit

11 months ago 19
14:30 17/11/2023

Kampionati Europian është një vitrinë e jashtëzakonshme për të shpalosur talentin dhe rritjen e cilësisë futbollistike në sytë e kontinentit. 53 kombëtare garojnë për të qënë në mesin e 24 të kualifikuarve. Por përpos prestigjit sportiv, kalimi në raundin final të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit vlen edhe para. UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me Europianin e vitit 2016. 24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro.

Kualifikimi vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme dhe tepër motivuese. Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Një fitore vlen 1.5 milionë Euro, ndërsa barazimi 750 mijë Euro. Avancimi në turin e parë me eliminim direkt sjell 2 milionë Euro të tjera në arkat e federatave pjesëmarrëse, ndërsa kalimi në çerekfinale edhe 3.25 milionë Euro të tjera.

Gjysmëfinalja vlen 5 milionë Euro, teksa në rast se dështon për të ngritur lart trofeun, nënkampioni i Europianit fiton 7 milionë Euro. Bonusi për fituesin është sigluar në 10 milionë Euro, shifër e ngjashme me atë që depozitohet në kualifikimin në Kampionatin Europian. Në total kampionët e Europës do të fitonin 34 milionë Euro gjatë gjithë edicionit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article