Princi Louis sërish ka tërhequr vëmendjen e mediave me reagimet e tij.
Sipas Daily Mail, pesëvjeçari mori pjesë me prindërit, vëllanë dhe motrën e tij në një shfaqje ajrore ushtarake në Gloucestershire.
Gjatë kësaj kohe, familja u dërgua në një turne në aeroplanin e madh transportues C-17, i cili u përdor për të transportuar arkivolin e mbretëreshës së ndjerë në ditët përpara funeralit të saj shtatorin e kaluar.
Në një moment gjatë turneut, Princi Louis, Princesha Charlotte dhe Princi Ëilliam u ndalën në një tabelë të ekspozuar për të lexuar mbi historinë e aeroplanit.
Ndërsa qëndronte pranë motrës së tij, ai u duk i lumtur teksa fliste me anëtarët e RAF – por fytyra “i ndryshoi” kur dëgjoi një aeroplan të ngrihej në aeroport.
Ai ndaloi për një moment përpara se të mbulonte veshët me duar dhe të lëshonte një klithmë.
Djali më i vogël i Princit dhe Princeshës së Uellsit u shfaq mjaft i mërzitur nga zhurma dhe po kërkonte për prindërit e tij.
Top Channel