Prindër të një vajze, aktorja turke e martuar me aktorin shqiptar

1 week ago 40
Reklamë

Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan ka një lidhje shumë të veçantë me shqiptarët. Dhe kjo jo vetëm për raportin nga ekrani, por aktorja është e martuar me një shqiptar.

Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, shqiptari me origjinë nga Shkupi. Ashtu si Ebru edhe Ertan është një aktor mjaft i njohur në Turqi.

Çifti i famshëm i kinematografisë turke u martuan në vitin 2016, ndërsa në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre Biricik.

Ertan Shabani u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin. Ai mori pjesë në dhjetra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë.

Ebru Özkan ka luajtur rolin e Leyla Türk në serialin “I paepuri” dhe Dilarës në “Fate të kryqëzuara”.

Read Entire Article