Prindërit mbyllin foshnjën në makinë në mes të vapës për të bërë shëtitje në park, shokohen policët

1 year ago 27
Reklamë

Një foshnjë në Chania, Greqi është gjetur nga kalimtarët e mbyllur në një makinë, e cila po qante vazhdimisht.

Temperaturat deri në 35 gradë dhe xhamat e mbyllura të makinës po e bënin edhe më të vështirë qëndrimin e foshnjës brenda.  Një polic i quajtur Nikos Xanthoudakis u shpreh për mediat se nëse policia nuk do kishte ndërhyrë në kohë duke thyer xhamin e makinës, foshnja mund të kishte humbur jetën.  Sipas dëshmive të fqinjëve, foshnja ka qenë e mbyllur për disa kohë.

Sipas tij, prindërit 43-vjeçarë të fëmijës me origjinë nga Japonia, kanë reaguar sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë kur u përballën me policët. Ata kishin dalë për shëtitje në portin venecian të Chania-s me fëmijën tjetër.

Prindërit japonezë u dërguan në komisariat për rrezikim të një të mituri dhe pas një paralajmërimi nga ana e policisë, u lanë të lirë.

Top Channel

Read Entire Article