Prishtina nikoqire e kampit rajonal për Inteligjencë Artificiale “AI Startup”

4 months ago 11
Reklamë

Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet prestigjoze amerikane Special Competitice Studies Project -SCSP, Plug and Play dhe Programin Compete të USAID Kosovo, po e sjellin edicionin e parë të “AI Startup” – kampit rajonal për inteligjencë artificiale, në Prishtinë, nga data 27 deri më 31 Maj.

Top ekspertë global të Inteligjencës Artificiale do ti bashkohen mi 30 bizneseve inovative nga i tërë Ballkani Perendimor, në edicionin e parë të kampit rajonal për AI, i cili do të mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo në fund të muajit Maj.

Përgjatë 5 ditëve, kampi do të ofrojë punëtori profesionale për kompanitë që kanë synim rritjen dhe investimet në aplikimin apo zhvillimin e AI, zbatimin e inteligjencës artificiale në proceset e brendshme të kompanive, sigurinë e të dhënave dhe të drejtat pronësore, bashkëveprimin ndërmjet tech kompanive nga Ballkani Perendimor, dhe qasjen në një numër të madh të investitorëve, përfshirë gjigantin global “Plug and Play”.

Përveç sesioneve të mbyllura për publik, ICK dhe partnerët janë duke punuar në organizimin e ngjarjeve të hapura për komunitetin, të cilat do të organizohen gjatë javës së 27 Majit. Informatat do të publikohen së shpejti në kanalet zyrtare të ICK-së.

Disa nga ekspertët global të cilët do të zbarkojnë në Prishtinë, përfshijnë Dr. Philipp Gneiting (Open Innovation Partner, Plug and Play) dhe ish-udhëheqës i Inovacionit në Mercedes-Benz, Robin Pilling, themeluesin e DAVINCE (Unleashing AI-powered entrepreneurs), Visar Berisha, profesor dhe shkencëtar/ndërmarrës në Arizona State University, Sophia Zhu, ish-menaxhere në kompaninë prestigjoze Unilever, tashmë Konsulente për Strategji dhe Inovacion në Plung and Play, Despoina Dimitrakopoulou, eksperte e IP (pronësisë intelektuale) për korporata, dhe drejtorin e Plug and Play për CEE, Uranik Begu.

Kjo ngjarje e madhe vjen në prag të 12 vjetorit të themelimit të Innovation Centre Kosovo, ndër qendrat lidere në rajon për zhvillimin e ndërmarrësisë, bizneseve startup, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, shtytjen e talentëve dhe aftësimin e të rinjve në epokën digjitale. /Telegrafi/

Read Entire Article