Pritshmëritë e Samitit të Tiranës

1 year ago 29
20:40 14/10/2023

Procesi i Berlinit mund të nxisë rritjen ekonomike të rajonit

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha nga Beogradi se ka pritshmëri të mëdha nga samiti i së hënës të procesit të Berlinit.

“Pritshmëria kryesore nga Samiti i se hënës është ripërtëritja e premtimit  të dhënë 20 vjet më parë, në Samitin e Selanikut se Ballkani Perëndimor është me të vërtetë pjesë e Evropës. Shtetet e rajonit janë ende në vend pas reformave, shumë të zënë me krizat që po ndodhin dhe në një farë mënyre po vënë bast se gjëra të mëdha do të ndodhin brenda natës. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor tashmë e njohin njëri-tjetrin shumë mire. Shtetet e rajonit e dine se zgjidhjet e ofruara nga blloku i 27 vendeve nuk janë magjike dhe as te funksionojnë brenda natës”, tha Sarrazin.

Emërimi i Manuel Sarrazin si përfaqësues i qeverisë gjermane i ka dhënë shtysë themeltare këtij procesi.

Tensionet e kohëve të fundit në veri të Kosovës sipas ambasadorit Hill mund të kenë ndikim në rezultatet e pritshme nga samiti në Tiranë i këtij Procesi.

“Samiti i Procesit te Berlinit në Tiranë duhet të ofrojë një platformë për adresimin e  tensioneve ku të theksohet domosdoshmëria që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen në dialog konstruktiv. Shpresoj që të gjitha palët e përfshira ta kenë në vëmendje këtë parim themelor. Çdo samit i Procesit të Berlinit ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Kosova dhe Serbia kanë një aspiratë kolektive të përbashkët: të shkojnë përtej së kaluarës, për të reformuar kombet e tyre dhe krijuar një mjedis ku fëmijët e tyre mund të realizojnë aspiratat e tyre”, tha Hill.

Adresimi i sfidave urgjente si ikja e trurit nga rajoni, ndotja e ajrit, siguria energjetike dhe tranzicioni i gjelbër janë pritshmëri të tjera kryesore nga Samiti i Procesit të Berlinit  në Tiranë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të paraqesë planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor që do të plotësojë mbështetjen e dhënë tashmë në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së prej 30 miliardë Eurosh të nisur në vitin 2020, i cili deri më tani ka mobilizuar 16 miliardë Euro në investime për projekte kryesore.

Të dielën pasdite, presidentja Von der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article