Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës, shkak bëhen punimet në zonë

10 months ago 14

Mëngjesin e sotëm është stakuar stacioni i pompimit Fushë Kuqe si pasojë e spostimit të tubacionit kryesor DN 700 mm në zonën e Sukthit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se shkak janë bërë punimet që po kryen Hekurudha Shqiptare pasi mbi këtë tubacion kalon traseja hekurudhore. Spostimi po kryhet në prani të specialisteve të Ujësjellësit. Referuar stakimit të stacionit grupet e avarisë së rendë morën masa dhe për riparimin e dy defekteve të ndodhura po në këtë tubacion, i cili është tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të qytetit Durrës. Grupet e avarisë riparuan defektin në tubacionin DN700, konkretisht në Sukth dhe në Xhafzotaj. Gjithashtu ka përfunduar riparimi i defektit në Hamallaj në tubacionin DN 400  mm që furnizon me ujë këtë zonë.

Në tubacionin kryesor DN 700 mm po punohet akoma për spostimin e tij i cili pritet të zgjasë dhe për disa ore. Për këtë arsye ka pasur probleme në furnizimin me ujë  në zonat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Xhafzotaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article