Rruga që lidh Selenicën me Treblovën raportohet të ketë problematika të shumta, aq sa ka vështirësuar edhe jetën e banorëve të zonës.
Kjo rrugë nuk është shtruar nga autoritetet që nga koha e komunizmit, madje kanë qenë banorët të cilët kanë kontribuar secili me një shumë të hollash për të përmirësuar sadopak kushtet e saj.
Për gazetarin Enrik Mehmeti, banorët shprehen se shumë banorë janë larguar nga fshati pikërisht për këtë arsye.
“Kemi paguar secili 30-100 mije lekë për familje kjo rrugë është katastrofë, Nuk është prekur. Po ndërrojmë makinat çdo vite sepse rruga është shumë e keqe dhe nuk është ndërhyrë.
Është vetëm 8 kilometra rrugë. Nga kjo rrugë shumë persona edhe janë larguar nga fshati.
Edhe emigrantët, fëmijët kur na vijën i lënë makinat në Vlorë dhe marrin të tjerat me qira”, shprehen ata.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb