‘Problemi’ interesant i Vicent Aboubakar: Bëri transplantim flokësh dhe falsifikoi se është i dëmtuar pasi nuk mund ta godas topin me kokë 

10 months ago 57

Bordi i ri i Besiktasit, po kalon një krizë të rëndë sportive dhe ka reaguar me dorë të rëndë pas humbjes në shtëpi në derbin ndaj Fenerbahçes me rezultat 3-1.

Klubi ka suspenduar pesë lojtarë: Eric Bailly, Vicent Aboubakar, Jean Onana, Valentin Rosier dhe Rachid Ghezzal.

Megjithatë, pas përjashtimit të Aboubakar qëndron një histori e pabesueshme. Sipas mediumit të njohur ‘Fanatik’, ish-lojtari i Portos kishte udhëtuar deri në tre herë drejt Parisit pa leje nga klubi.

Në fund, gjatë pushimit të kombëtareve, ai fluturoi drejt Kamerunit – ku ishte i përqendruar me ‘Luanët e Paepur’, por nuk u kthye në Turqi – por shkoi drejt kryeqytetit francez me pretendimin se gruaja e tij ishte e sëmurë.

E vërteta është se Aboubakar, duke luajtur në Turqi, ‘djepi’ i mbjelljes së flokëve, ka udhëtuar drejt Parisit për t’iu nënshtruar një transplanti… dhe kontrolleve të mëvonshme.

Problemi i vërtetë erdhi kur kamerunasi, i kthyer në Stamboll, tha se ishte i lënduar dhe filloi të stërvitet individualisht. Por më vonë ai nuk morri pjesë as në ndeshje.

Arsyeja kryesore që nuk stërviste dhe as nuk luante, ishte një tjetër. Mjekët e këshilluan Aboubakarin të mos godiste topin me kokë për tre javë në mënyrë që transplanti i flokëve të mund të vendosej siç duhet.

Aboubakar, çuditërisht, edhe pas këtij episodi mund të marrë një ‘falje’ nga Besiktas.

Fabrizio Romano shkruan se klubi dhe lojtari po përpiqen “të gjejnë një zgjidhje që lojtari të ribashkohet në grup”.

Kujtojmë se kamerunas është lojtari kryesor i Besiktas me 11 gola dhe tre asistime në 22 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. /Telegrafi/

Read Entire Article