Procedura, çfarë ndodh pas së enjtes kur maxhoranca t’i jap SPAK-ut autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

10 months ago 29

TIRANE

Raporti që do të hartojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është hapi i parafundit që Parlamenti ndërmerr në procedurën për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Akti i fundit në këtë institucion do të ndërmerret këtë të enjte kur Parlamenti në seancë plenare do të votojë me një votim të hapur raportin e Këshillit që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit.

Maxhorancës i duhen të paktën 71 vota për të pranuar kërkesën e SPAK, çka duket e lehtë për tu arritur nëse i referohemi votimeve të viteve të fundit kur shumica ka pasur të paktën 73-74 vota.

Pas votimit në Kuvend SPAK do ti drejtohet GJKKO-së me kërkesë për caktim mase. Në këtë pikë gjasat janë që SPAK të kërkojë arrest shtëpie për ish-kryeministrin për shkak të moshës, ndërkohë që do të jetë Gjykata ajo që do të pranojë ose refuzojë kërkesën e SPAK.
Gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK në Dhomë Keshillimi në mungesë të palëve, zbardh vendimin dhe më pas ia con prokurorit qe nxjerr urdhër ekzekutimi.
Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article