TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mbërriti sot në Malin e Zi, ku do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë i kryesimit të radhës nga Mali i Zi të Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi organizohet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të Kryesisë së Radhës të SEECP-së nga vendi i tij.

Në këtë takim të nivelit të lartë, pritet të marrin pjesë presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm nga 13 vendet anëtare të nismës, si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), presidenca aktuale e BE-së, si dhe nga Komisioni Evropian.

Me këtë rast, Presidenti Begaj, i cili kryeson dhe delegacionin shqiptar në këtë takim të nivelit të lartë, pritet të mbajë nesër dhe një fjalë, me mesazhe kryesore të fokusuara në nevojën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në këto momente plot sfida e kërcënime.

Presidenti Begaj pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë nga vendet anëtare të SEECP-it.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.