Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm mblidhen sot në Tiranë! Pjesë e ceremonisë edhe Varheyli e kryediplomatja gjermane, Baerbock

11 months ago 32
Reklamë

Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Në qendër të takimit është forcimi I bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo digjitale.

Gjithashtu do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme si dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Takimi do të ketë dy sesione diskutimi që do të jenë të mbyllura ndërsa në fund ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mediat e huaja kanë raportuar se ministrja e jashtme gjermane do të ketë takime të veçanta me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç, ndërsa theksojnë se do të ketë përpjekje edhe për një takim të përbashkët mes tyre.

Read Entire Article