Prodhuesit, takim me përfaqësues të qeverisë

1 year ago 16
19:51 13/10/2023

Diskutohet bashkëpunimi për ndryshimet ligjore

Në një kohë që qeveria ka nisur procesin e derregullimit për procedurat administrative, përfaqësuesit e prodhuesve vendas kërkojnë që të shikohet mundësia që gjoba mos të jetë hapi i parë në rastet kur inspektimet i gjejnë në shkelje ligjore.

Në një takim që me kërkesë të tyre zv/Kryeministrja dhe ministrja e Turizmit zhvilluan pasditen e kësaj të premteje, ata kërkojnë ndryshime ligjore kërkese.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve: Hapi i parë i çdo inspektimi, duhet ta vëmë në ligj, të jetë këshillimi. Krijojmë një mundësi korrupsioni dhe abuzimi nëse ne vendosim gjobën menjëherë.

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku: Si ju ndodh juve kur nuk paguani taksat? Vijnë ju këshillojnë që nuk i keni paguar apo vijnë dhe ju presin gjobën?

Ministrja e Turizmit ndërkohë siguron se ka nje thjeshtim të ndjeshëm të procedurave në dikasterin e turizmit.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro: Për vlerësimin e ndikimit në mjedis nga 20 dokumentacione që ju duhet të dërgoni, e kemi reduktuar në 5.

Të dy palët folën për rëndësinë e vijimit të komunikimit dhe domosdoshmërinë e dhënies së opinionit nga ana e sipërmarrësve për projektligjet që hidhen për konsultim publik.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article