Profesorët komentojnë deklaratën e fundit të Mimoza Kusarit-Lilës, zbërthejnë mesazhin: Zbuloi që Presidentja dhe Kryeministri…!

3 weeks ago 55
Reklamë

Hapja e Urës së Ibrit tash e një kohë po mbetet një temë mjaftë e diskutuar në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Është Qeveria e Kosovës ajo e cila është e vendosur në hapjen e kësaj ure, derisa ndërkombëtarët kanë dalur kundër këtij vendimi.

E për këtë çështje kishte edhe deklarime nga ana e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Megjithatë, Osmani potencoi se Kosova nuk duhet asesi ta diskutojë çështjen e urës me Serbinë në Bruksel.

E të menjërhershme kanë qenë reagimet që mund të ketë ‘përçarje’ mes Presidentes dhe Kryeministrit.

Së fundmi, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila u shpreh e se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës.

Kusari – Lila shtoi se eskalimi i situatës nuk ka ndodhur nga vendimet e Qeverisë Kurti,  por nga grupet kriminale serbe. Ajo është pyetur për qëndrimet e Presidencës dhe Qeverisë për këtë çështje.

“I keni dëgjuar deklaratat e presidentes, ka qenë shumë e qartë për çështjen e Urës dhe mos përfshirjen e kësaj teme në dialog, ashtu siç në të njëjtin parim është Qeveria. Në aspektin parimor, vlerësues, institucional gjithçka është njëzëri”, u shpreh ajo.

Tutje ka shtuar se për çështje të tjera ka pasur dallime, por që sipas saj, fokusi i dy institucioneve mbetet rritja e mbështetjes ndërkombëtare.

Si komentohet kjo deklaratë Kusarit – Lila, kur pati zëra që ka një kundërshti ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentes? 

Mehazi: Plotësisht pajtohemi me deklaratën e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila

Image

Sulejman Mehazi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi. 

Ai thotë se hapja e Urës së Ibrit nuk është një problem ndërkombëtar, por problem kushtetues i Kosovës.

Sipas tij, me rastin e hapjes së urës së Ibrit të gjithë janë bashkë si qeveria në krye me Kurtin, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk e dimë se pse vjen kjo zhurmë e madhe ndëkombëtare kundër hapjes së urës se Ibrit kur dihet se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë s'ka të bëjë me urën pasi në pikat e marrëveshjes së Brukselit askundi nuk shkruhet e bisedohet për urën e Ibrit, por për problemet e mëdha politike në mes dy shteteve fqinje.

Hapja e urës nuk është problem ndërkombëtar, por problem kushtetues i Kosovës, askush nuk ka të drejtë të përzihet për urën e Ibrit përveç qeverisë së Kosovës. Plotësisht pajtohemi me deklaratën e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se me rastin e hapjes së urës së Ibrit të gjithë janë tog si qeveria në krye me Kurtin, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pra Mimoza Kusari, mohoi të gjithë zërat kundërthënëse në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmanit, me rastin e hapjes së urës së Ibrit”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që deklaratën e presidentes Osmani që ishte në një vijë politike me atë të Kurtit.

“Edhe nëse kanë kundërshtime, Osmani me Kurtin, ato janë në të mirë e jo në dëm të Kosovës”, tha ndër tjera ai.

“Dhe deklarata e ca ditëve më parë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ishte në një vijë politike me kryeministrin Kurtin për hapjen e kësaj ure të mallekuar që mund ta krahasojmë me murin e Berlinit që ishte simbol ndarjesh territoresh brenda Berlinit.

Edhe nëse kanë kundërshtime, Osmani me Kurtin, ato janë në të mirë e jo në dëm të Kosovës, për hapjen e urës nuk pyetet as Vuçiqi, as BE-ja, e as SHBA-ja, po as Vjosa Osmani, por pyetet qeveria e Kosovës, pra e drejta e hapjes së urës së Ibrit i takon qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit e jo presidentes së Kosovës, Kosova është shtet parlamentar e jo presidencial, prandaj hapjen e urës së Ibrit mund ta bëjë vetëm qeveria e Kosoves, askush tjetër”, foli Mehazi për “Bota sot”.

Ymeri: Bindja ime, është se midis Kryeministrit dhe Presidentes nuk ka kundrshti parimore

Image

Eshref Ymeri

Ndërsa profesori Eshref Ymeri në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Kusarit-Lila tregon që mes Qeverise dhe Presidencës ka një unitet.

“Deklarata e Zonjës Mimoza përcjell një të vërtetë të pamohueshme për unitetit e fortë që ekziston mes Qeverisë dhe Presidencës që prej 14 shkurtit të vitit 2021. Mund të ketë pasur mospërputhje mendimesh mes Presidentes Vjosa Osmani, por jo mospajtime për çështje me rëndësi kombëtare. Në një rast Zonja Presidente gaboi, kur deklaroi se kërkonte garanci nga ndërkombëtarët për Asociacionin, për çka unë reagova në gazetën tuaj me analizën me titull "Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani””, shpjegon ai.

Në fund, profesori nënvizon që që të dy, ata, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, janë në të njëjtën linjë orientimi.

“Pra, bindja ime, është se midis Kryeministrit dhe Presidentes nuk ka kundrshti parimore. Që të dy, ata, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, janë në të njëjtën linjë orientimi - mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe interesave kombëtare të Republikës së Dardanisë”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

Read Entire Article